Rrëfehet Evi Reçi në Spotlight: Në festival nuk hyra për çmimin e parë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëfehet Evi Reçi në Spotlight: Në festival nuk hyra për çmimin e parë!

Mbrëmjen e 23-Nëntorit u zhvillua nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Fituese nga kjo garë doli artistja e njohur Anxhela Peristeri, në vend të dytë Sardi Struga kursevendin e tretë e fitoi Festina Mejzini.

Megjithatë, Evi Reçi ishte një tjetër konkurrente e cila u shpërblye me çmimin për ‘Qytetin e Tiranës’ nga Bashkia Tiranë. Ajo ka bërë një reagim pas këtij kompeticioni muzikor, duke shtuar se ka qenë një sfidë këndimi në të ftohtë e po ashtu shumë emocionues.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, këngëtarja rrëfeu se realisht në festival nuk mori pjesë për çmimin e parë. Evi shton se e shijoji mjaft, pavarësisht kushteve.

“Nuk e dija. Ishte hera e parë që Bashkia e Tiranës jepte një çmim në festival. Për herë të parë ishte shumë mirë që mora pjesë në këtë garë. Mora dhe një çmim shumë prestigjoz. Jam shumë falenderuese dhe mirënjohëse. Nuk hyra për të marrë çmimin e parë. Në fakt mund të duket klishe, por aq shumë e kam shijuar atë garë, edhe pse ftohtë, edhe pse shumë sfidë e vështirë për këngëtarët që kënduam të gjithë jashtë dhe live, megjithatë përfundoi me sukses dhe me një trofe në shtëpi, nuk është keq.”

Advertisement

Këngëtarja u pyet se tashmë pasi mori një çmim ng aBashkiaTiranë, nëse do të angazhohet më tej në fushatë.

“Jo, nuk kam kërkesa të tilla. Pemën e kam mbjellur para një viti kur e kisha të ftuar në Vizionin e Pasdites. Në rast se vjen do ta studioj kërkesën. Nëse ka diçka që ka të bëj me anën artistike – kulturore. Nëse mund të ndihmoj , po nëse jo, jo.” 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy