Dy shtetas janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjareve të tyre në Berat.

Në pranga ra  shtetasi me iniciale R.C., 47 vjeç nga Berati,  i shpalluar në kërkim policor pasi një ditë më parë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua shtetasi  H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";