Roli i “Manecit” dhe Gentian Bejtjes, si i shpëtoi Durim Bami për një fije “komandos” së dërguar nga Arben Ndoka dhe Avdylajt e Shijakut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roli i “Manecit” dhe Gentian Bejtjes, si i shpëtoi Durim Bami për një fije “komandos” së dërguar nga Arben Ndoka dhe Avdylajt e Shijakut

Edhe pse kishte disa grupe kriminale nga pas, Durim Bami mori guximin të shkonte me pushime në Ksalil në gusht 2020. Këtë fakt e mësuan Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, të cilët bashkë me Avdylajt e Shijakut dërguan një skuadër për ta vrarë atje.

Secili prej tyre ka një shkak personal për të vrarë Durim Bamin duke u bërë bashkë. Martinaj në komunikimet me Ndokën siguron paratë, ndërkohë që Ndoka siguron njerëzit dhe bën koordinimin.

Nga ana tjetër, Avdylajt e Shijakut duan të heqin qafe Bamin edhe për shkakun se dyshojnë se vëllai i tij, Valteri ka qëlluar në atentatin ndaj Rrumit të Shijakut bashkë me Redjan Rrajën.

Pasi mëson se Bami është nisur me pushime, Arben Ndoka dërgon Jozi Krajen ta ndjekë dhe lokalizojë. Pas Krajës nisen edhe Samuel Ndoka si edhe Aldo Avdylaj.

Advertisement

Kraja ndjek Durim Bamin dhe e gjen në një hotel në Ksamil.

Mes të tjerash, Arben Ndoka e këshillon që “të mos dalin te kamerat e hotelit në Ksamil dhe të bëjnë shumë kujdes”.

Nga ana tjetër, rezulton sipas dosjes së SPAK se Gentian Bejtjes i kanë dërguar një foto të Durim Bamit duke ngrënë drekë në hotelin “K…” në Ksamil.

“Duke ngrënë drekë..ke çuar ndonjë njeri atje?”, i shkruan Bejtja-Ndokës.

Advertisement

Ndërkohë që e kanë lokalizuar hotelin ku rri Durim Bami, Aldo Avdyli dhe Samuel Ndoka nuk qëllojnë ndaj Bamit pasi kanë frikë se kapen nëse e kryejnë vrasjen aty. Ata presin ditën e nesërme, por Durim Bami i humb nga sytë.

Ndoka nis në Sarandë edhe Gentian Bejtjen dhe Arben Mërkurin, por edhe ata, ashtu si nuk arrijnë ta gjëjnë Durim Bamin.

Pasi nuk e vrasi dot Durim Bamin në Sarandë apo Ksamil, “komandoja” e Arben Ndokës kthehet teksa thonë se “ngelëm gjithë ditën ferrave”.

Dy prej personazheve të kësaj dosjeje, pikërisht Gentian Bejtja dhe Arben Mërkuri (Mancei) janë vrarë. Maneci u vra në pranverën e vitit 2020, kurse Gentian Bejtja në mars 2024. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy