Procesi i rivlerësimit të pasurive me taksën e ulur 3% ka gjasa të vijojë deri në mars dhe jo të mbyllet më 31 dhjetor, që është edhe afati zyrtar.
Agjentët imobiliarë tregojnë se kanë marrë sinjale nga qeveria për një shtyrje të afatit për shkak të interesit të qytetarëve.
Ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës konfirmon për “Vizion Plus” se po punohet në këtë drejtim, por nuk ka ende një vendim zyrtar.
FJORDI SUBASHI
AdvertisementAGJENT IMOBILIAR
“Procesi i rivlerësimit do të vazhdojë deri në 31 dhjetor, këtë dimë zyrtarisht, por kemi sinjale që ky proces me shpresë të shtyhet sërish. Punë ditësh diçka do të pasqyrohet.”
Rivlerësimi i pasurisë me taksën 3% dhe jo 15% që është në kohë normale, jep ndikime pozitive te qytetarët dhe për këtë arsye thirrja për ta është që të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale.
FJORDI SUBASHI
AGJENT IMOBILIAR
Advertisement
“Nëse mendojnë se do ta shesin pronën e tyre, është mirë ta rivlerësojnë pronën e tyre në kohë.”
Sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, përgjatë vitit 2021 janë bërë gjithsej 56.623 aplikime për rivlerësim, nga të cilat 2.506 nuk janë trajtuar ende. Rekordin e aplikimeve e mban Tirana, me 13.499 të tilla.
Ndërsa në Tropojë vetëm 61 qytetarë kanë shfaqur interes për këtë proces, duke shënuar kështu numrin më të ulët të aplikimeve.