Anëtarësia e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Selenicë është thirrur sot të zgjedhë kryetarin e saj.
Votimi për kryetarin ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00.
Kandidatët për postin e kryetarit janë Engjël Shanaj dhe Leonard Rakipaj që kandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore për bashkinë Selenicë .
Qendra e votimit do të jetë ne fshatin Peshkëpi dhe rreth 800 antarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarin e ri./vizionplus.tv
Advertisement