Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një tjetër lagje e rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019 është drejt përfundimit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se në lagjen e re do të jetojnë 74 familje nga Ndroqi.
Advertisement
“Dhe me një tjetër lagje të re të Rilindjes pas rrënimit nga tërmeti, drejt përfundimit për të mirëpritur 74 familje nga Ndroqi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.