Kategoria e të vetëpunësuarve, më e madhja në totalin e punësimit, shënoi në 3-mujorin e tretë 2021 nivelin më të ulët që nga njëjta periudhë e vitit 2015.

 

Të dhënat zyrtare të INSTAT që u gjeneruan nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se të vetëpunësuarit zunë 31.4% të totalit të të punësuarve në korrik -shtator 2021, pas një rimëkëmbje të fortë që pati kjo kategori në tremujorin e katërt të vitit 2020.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përgjatë vitit pandemik vetepunësimi shënoi rritje pas karantinës për arsye se shumë biznese nga tkurrja e aktivitetit pushuan nga puna një pjesë të punonjësve. Të shtrënguar për të nxjerrë të ardhura një pjesë e personave që humbën punën çelën aktivitete të vogla në tregtinë me pakicë ose shërbime. Prej këtyre zhvillimeve vetëpunësimi u rrit në tremujorin e tretë në 35 % të totalit të punësimit në tremujorin e fundit të vitit 2020 nga 33.3 % që ishte gjatë pandemisë.

 

Por me rikthimin e ekonomisë në normalitet sidomos sektorit të turizmit dhe transportit, pesha e vetëpunësimit në përqindje të totalit te të punësuarve shënoi rënie të dukshme gjatë vitit 2021 duke arritur në 31 % në tremujorin e tretë, niveli më i ulët që nga viti 2015. Vetëpunësimi u rrit në raport me totalin e të punësuarve pas aksionit kundër informalitetit gjatë vitit 2016. Aksioni i cili shtrëngoi masat për bizneset e vogla sidomos në njësitë e shërbimeve si rrobaqepësi, parukeri, ushqimore në lagje ndikoi në rritjen e të vetëpunësurave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dhëna të detajuara tregojnë se përqindja me e madhe e të vetëpunësuarve është me arsim 8-9 vjeçar. INSTAT raporton se 40 për qind të punësuarve me arsim të ulët janë vetëpunësim.

Edhe në personat me arsim të mesëm 32 % e tyre janë të vetëpunësuar, ndërsa në personat e punësuar me arsim të lartë vetëm 12% janë të vetëpunësuar.

 

Sektori i vetëpunësimit po konkurrohet nga qendrat tregtare dhe supermaketet dhe njësi të tjera të specializuara për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu planet e qeverisë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat rrisin interesin për të kaluar nga vetëpunësimi në punësim në sektorin privat. Qeveria shqiptare kanë në plan të rrisë pagën minimale deri në vitin 2024 rreth nivelit 40 mijë lekë nga 3 mijë lekë që është aktualisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Të dhënat e fundit nga Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mese dyfish në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s. Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

 

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e Veriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë)./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";