
I gjithë territori i vendit është përfshirë këtë të premte nga moti i keq.
Në Vlorë, si rrjedhojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë, autoritetet portuale kanë pezulluar daljen në det të mjeteve të vogla të peshkimit. Ndërsa për tragetet lundrimi vazhdon normalisht.
Situatë më e qetë paraqitet në Durrës. Deri më tani, pavarësisht reshjeve të shiut, nuk ka pasur probleme me lundrimin.
Ndërkohë në qarkun e Lezhës dhe atë të Shkodrës shtabet e emergjencave ndodhen në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që rrezikohen nga përmbytjet.
Kjo pasi në orët në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Sipas autoriteteve vendi do të jetë nën ndikimin e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut deri në datë 26 janar.