Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Duke nisur nga dita e sotme pritet afrimi gradual nga Evropa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Evropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri./vizionplus.tv