Pas një viti mungese për shkak të pandemisë rikthehet eventi më i madh kushtuar librit. Panairi i librit hap dyert në Pallatin e Kongreseve këtë të mërkurë në edicionin e tij të 24.
Rreth 95 botues nga Shqipëria, Kosova , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj. do të sjellin dhjetëra botime të reja, të cilat do t’i ofrohen të gjithë libërdashësve për 5 ditë me radhë. Ky event përveç titujve të ri do sjellë takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi, workshope, seminare etj.
Si çdo panair tjetër edhe këtë vit do të ndahen çmime sipas kategorive nga organizatorët.
PETRIT YMERI
AdvertisementKREU I SHOQATËS SE BOTUESVE
“Festa e librit po rikthehet në Tiranë. Pallati i kongreseve do të ketë gjallërinë e pesë ditëve me radhë, me libra me aktivitete, me biseda. Lexuesit do të gjejnë atë që mezi e kanë pritur. Ky panair i 24 sigurisht vëmendjen kryesore e ka te lexuesi, që zgjedhin librat e tyre si botimet e vjetra dhe ato të reja të papublikuara të 2020-2021, si dhe shumë aktivitete që do të zhvillohen gjatë pesë ditëve me radhë.”
Ndryshe nga herët e tjera ky panair do të organizohet duke respektuar masat anti-covid.
PETRIT YMERI
AdvertisementKREU I SHOQATËS SE BOTUESVE
“Dua të theksoj që kemi marrë të gjitha masat për lexuesit por dhe për operatorët e shtëpive botuese dhe librarive që do jenë të pranishëm në panair duke kërkuar zbatimin e rregullave anticovid, duke u kërkuar të gjithë pjesëmarrësve në stenda të jenë të vaksinuar. Kemi parashikuar që të mos ketë vizita kolektive dhe këtë ja kemi kërkuar ministrisë se arsimit që të njoftojë institucionet vartëse, pasi në fund të fundit shëndeti është gjëja më e rëndësishme.”
Panairi do të jetë i hapur nga data 17 deri në 21 nëntor nga ora 9 e mëngjesit deri në 20:00.