Rikthehet muzika baroke në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet muzika baroke në Korçë

Edhe këtë herë Korça ishte qyteti mikpritës i festivalit ndërkombëtar të muzikës baroke, i cili mbajti edicionin e tetë të tij. Ky organizim i muzikës së vjetër i kushtohet tërësisht repertorit barok.

 

 Mbrëmjen e së shtunës artistë të mirënjohur vendas dhe të huaj si dhe flautistja italiane Valeria Desideri, performuan në klaviçembal, violine e violonçel dhe dhuruan për publikun panoramën elegante te barokut.

 

Advertisement

VALERIA DESIDERI – FLAUTISTE ITALIANE

“Mirëmbrëma unë jam Valeria Desideri, flautiste baroke italiane. Jam shumë e lumtur qe jam këtu në festivalin e barokut dhe falenderoj themeluesin e festivalit Jusuf Beshirin për mundësinë e mrekullueshme që më dha për të qenë pjesë e këtij festivali. Kjo është hera ime e parë që vij në Shqipëri dhe në në një qytet të mrekullueshëm si Korça.”

 

 

Advertisement

Nuk është e rastësishme mbajtja e këtij  eventi në Muzeun Arkeologjik të Korçës, një trashëgimi kulturore kombëtare që lidhet ngushtësisht me festiovalin.

 

Tingujt e muzikës klasike, tashmë të kthyera në një traditë çdo vit e më shumë po tërheqin interesin e  artdashësve korçarë dhe jo vetëm.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy