Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana rikthehet në javën e 21 të Kategorisë Superiore me dy skuadrat që do të zbresin në fushë vetëm për fitore.
Kampionët në fuqi, raporton Vizion Plus, ndonëse nuk janë në formën e tyre më të mirë e kanë detyrim të fitojnë përballë kryesusve aktual të kampionatit. I këtij mendimi është dhe tekniku Orges Shehi i cili tregon përgatitjen e lojtarëve në prag të sfidës .
ORGES SHEHI
AdvertisementTRAJNERI I TIRANËS
” Është ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi. Duhet të hyjmë me këtë mentalitet, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar. Motivimi nuk mungon te asnjë.Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, jo vetëm ne, por edhe për kartonët”
Atmosfera është ndjerë dhe në rrugët e qytetit të Shkodrës , ku disa tifozë kanë surprizuar skuadrën kuqeblu në stadiumin ” Loro Borici” . Një baner gjigant ëhtë hapur në tribunën e impiantit me mbishkrimin , ” NJË SKUADËR NJË ËNDËRR”. Falenderues për këtë veprim ishte Tekniku Tomas Brdaric në konferencën për shtyp .
THOMAS BRDARIC
TRAJNERI I VLLAZNISË
Advertisement
” Po e presim mirë ndeshjen e nesërme, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, por edhe faktin që tifozët shkodranë mezi po e presin. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës dhe te lojtarët e mi.. Kam parë ekipin gjatë javës dhe jam i bindur për fitore. ”
Ndeshje e fortë pritet të jetë dhe ajo mes Partizanit dhe Lacit në ”Elbasan Arena . Një duel për vednin e dytë në kampionat duke parë dhe klasifikimin në renditje.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, Kastrioti pret Apoloninë dhe Skënderbeu, Bylisin.