Rikthehet energjia elektrike për 160 familje në Mat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet energjia elektrike për 160 familje në Mat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Burrel ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme zëvendësimin e transformatorit në fshatin Zenisht të Njësisë Administrative Lis, i cili u vjedh nga persona ende të paidentifikuar.

 

160 familjet e këtij fshati ngritën shqetësimin e vjedhjeve të shumta që po iu bëhen prej kohësh.

 

Advertisement

Sipas banorëve, hajdutët kanë vjedhur në fshat edhe lopë e viça, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar nga policia.

 

Ata vijojnë të apelojnë që fshati i tyre të patrullohet gjatë natës nga forcat e rendit pasi vjedhjet bëhet nga ora 24:00 deri në 4:00 të mëngjesit.

 

Advertisement

Pre e vjedhjes një ditë më parë ranë dy transformator në fshatin Zenisht, ndërsa pak javë më parë është vjedhur edhe transformatori i fshatit Batërr e Vogël.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy