Rikthehet dëbora në juglindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet dëbora në juglindje

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Trashësia më e madhe e dëborës ka shkuar në Voskopojë, Dardhë e Qafë Qari, trashësi e cila ka shkuar deri në 10 cm.

 

Gjatë orëve të para të mëngjesit është punuar në akset nacionale Qafë Thanë-Pogradec, Qafë Plloçë- Sovjan, Voskop-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë, akse të gjitha të kalueshme pa problem.

 

Advertisement

Në akset e Voskopojës dhe Dardhës policia ju kërkon drejtuesve të mjeteve gjatë paradites të bëjnë kujdes me shpejtësinë për shkak të pranisë së akullit në rrugë pasi temperaturat kanë shkuar deri në -4 gradë, raporton “Vizion Plus”. Burime zyrtare nga prefektura e Korçës bëjnë me dije se pas reshjeve të dëborës nuk ka pasur probleme në rrugët e zonave malore.

 

Ndërkohë burime nga njësitë administrative bëjnë me dije se ka pasur mungesa të herëpashershme të energjisë elektrike. Për shkak të punimeve, në qytetin e Pogradecit mungon energjia elektrike deri në orën 16.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy