Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut/ Si do të jetë moti këtë javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut/ Si do të jetë moti këtë javë

Gjatë kësaj jave do të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut. Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njoftoi se e hëna do të nisë kryesisht i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Herë pas here do të ketë reshje shiu në formë pikash, ndërsa në zonën e veriut në mbrëmje do të mbërrijnë shtrëngatat.

 

“I njejti mot vijon edhe ditën e martë, por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes. Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.”

 

Advertisement

Kurse e enjtja dhe e premjta rikthejnë motin e kthjellët. Duhet theksuar se në relievet malore do të ketë reshje të dendura dëbore në ditët me reshje.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy