Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës

Pasi ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, i ftohti është rikthyer në qarkun e Kukësit ndërsa në zonat e larta malore si në Shishtavec dhe Valbonë, është rikthyer bora me intesitet të dobët. Trashësia e borës në këto zona ka arritur deri në 3 cm. Borë ka rënë edhe në afërsi të Tunelit të Kalimashit, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

 

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës, rikthimi i reshjeve të borës deri më tani nuk ka krijuar problematika sa i përket lëvizjes së mjeteve dhe banorëve të zonave të larta malore mbi 800 m.

 

Advertisement

Aktualisht të gjitha akset e nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit funksionojnë normalisht pa pengesa në qarkullimin e mjeteve. Edhe akset rrugore bashkiake ku ka prezencë të borës janë të qarkullueshme.

 

I gjithë qarku ka energji elektrike. Komisioni I Mbrojtjes Civile njoftoi se janë marrë kontakte me strukturat e Emergjencës Civile, të tre bashkive të qarkut dhe firmat kontraktore për marrjen e masave në përballimin e situatave të mundshme që mund të krijohen nga kushtet e motit.

 

Advertisement

Tre qytetet e qarkut Kukës dhe fshatrat e ulëta përreth tyre janë nën ndikimin e temeraturave të ulëta dhe të reshjeve të shiut me intesitet të ulet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy