Mbrëmja e së enjtes ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore të qarkut Dibër.
Në Bulqizë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 centimetra.
Advertisement
Si rrjedhojë, në rrugën që lidh lagjen e vjetër të Bulqizës me Qafën e Buallit ka prani të akullit dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes.
Ndërkohë era e fortë ka rikthyer problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të thella.
Advertisement
Edhe Qafa e Llogorasë u përfshi nga reshjet e dëborës, por me intensitet të ulët dhe pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.