Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, kryesisht në zonat malore. Probleme paraqiten në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, aty ku trashësia ka shkuar deri në 10 cm.
Probleme ka dhe në aksin rrugor Vithkuq-Shtyllë dhe Voskopojë-Lekas. Trashësia e borës në Voskopojë ka shkuar deri 10 cm, por nuk paraqiten probleme në rrugën që lidh fshatin turistik me qytetin e Korçës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në disa fshatra të zonave malore ka probleme të furnizimit me energji elektrike. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës pa qenë të pajisur me zinxhirë.