Shkodra i është rikthyer protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Qytetaret janë mbledhur rreth orës 11:00 në qendër të qytetit ku me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.
Pas lajmërimit në rrjetet sociale, efektivë të policisë kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje institucionet vendore.
Advertisement
Kujtojmë se protesta e pak ditëve më parë në këtë qytet u shoqërua me akte dhune ku u shkatërrua dhe u dogj selia e partisë socialiste.
Pas këtyre zhvillimeve u kallëzua penalisht edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Kjo e fundit gjithashtu paditi uniformat blu të Shkodrës.
Advertisement