Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë.
Sëmundja që prek çdo grupmoshë ka simptomat e gripit, por edhe shenja të tjera, siç janë puçrat apo edhe zmadhim i nyjeve imfatike. Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat ato janë: temperaturë e moderuar, gjendje parehatie e përgjithshme, ulje të oreksit, të përziera, dhembje koke, sysh, shpine, nyje imfatike të zmadhuara, vështirësi në frymëmarrje. Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të rënda, si: temperaturë e lartë, encefalit, meningjit, paralizë të lehtë,etj. Mjeti më efikas për të parandaluar është përdorimi i pajisjeve ose spray kundër mushkonjave dhe insekteve në mënyrë që të shmanget një pickim i mundshëm nga insektet bartëse. Gjithashtu rekomandohet që të evitohen zonat ku ka kafshë të ngordhura ose pellgje me ujë të ndenjur të cilat tërheqin mushkonjat.
3 janë qarqet në Shqipëri, që deri më tani rezultojnë të jenë më të prekurat, Fieri, Lushnja e Kurbini.
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë./vizionplus.tv