Ardian Visha, avokati i ish-ministrit të Mbrojtjës, Fatmir Mediu, e ka quajtur një akt antikushtetues vendimin e SPAK për rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”.

 

Në një konferencë për mediat së bashku me Mediun, Visha deklaroi se nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga prokuroria asnjë provë e dorëzuar nga ai për këtë çështje, ndërsa e konsideroi një rast flagrant të mungesës së objektivizmit dhe humanizmit në hetim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Janë një sërë koincidencash të një subjektiviteti ekstrem të një instuticioni që duhet të veprojë me një logjikë të ftohtë. SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve. Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegare pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat. Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale. Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje. Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje. Vendimi i apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt, Një pjesë e prokurorëve janë halicunantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre. Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik”, tha ai.