Rigels Kaso u gjet i dhunuar në kryeqytet, flasin familjarët e 42-vjeçarit: Nuk ka patur asnjë konflikt, ja pse ka shkuar në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rigels Kaso u gjet i dhunuar në kryeqytet, flasin familjarët e 42-vjeçarit: Nuk ka patur asnjë konflikt, ja pse ka shkuar në Tiranë

Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku është gjetur i plagosur rëndë Rigels Kaso, kanë folur familjarë dhe fqinjë të 42 vjecarit.

Nusja e xhaxhait të 42-vjeçarit tha se Rigelsi nuk ka kërkuar asnjëherë lek për borxhe dhe sipas saj ai mund të ketë shkuar në Tiranë për furnizime për punën e vet.

“Jam nusja e xhaxhait të Rigelsit, kam 36 vite që e njoh që fëmijë, djalë shumë i mirë, si për shoqërinë, si për ne. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, në televizion e mora vesh. Nuk e di me detaje. Rigelsi merrej me kompjuterat, ka qenë në Itali, nuk flasin keq për atë djalë, shumë i respektuar. Historinë pse i ndodhi kjo nuk e di. Këtu nuk ka patur asnjë zënkë. Nuk e di pse ishte në Tiranë, para 3 ditësh ishte në Bilisht, ai nuk merret me alkool, nuk ka pisllëqe, puntor. Ka shkuar për punën e vet, furnizim. Nuk e di për borxhe, nuk na ka kërkuar ndonjëherë lek për borxhe”, tha Burbuqe Kaso.

Nga ana tjetër, fqinji i Rigelsit tha se ai nuk ka patur asnjëherë konflikte.

Advertisement

“E njoh shumë mire e kam në pallat. Është shumë djalë i mirë në çdo anë. Merrej me punë private, me kompjuterat, elektrike, instalime. Punoi ca kohe ne futbolli tani merrej me punë private. Në Tiranë nuk di gjë. Këtu nuk ka patur asnjë konflikt. Ishte frikacak”, deklaroi fqinji.

Rigels Kaso per një periudhë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshi këtu edhe atë të analistit.

Në të njëjtën kohë Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizoresh dhe kamerash sigurie./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy