Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në një tjetër zonë në malin e Tomorrit. Temperatura e lartë dhe era kanë përhapur shkëndijat e vatrave të mëparshme dhe zjarri është ndezur sërish.

 

Tashmë zjarri ka vijuar në një zonë tjetër ku terreni i thyer shkëmbor dhe lartësia mbi 1.800 metër e bën të pamundur shuarjen e tij në rrugë tokësore. E vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikopterë nga ajri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 25 ha pyje, qindra sipërfaqe me shkure dhe dogji e shkatërroi fole zogjsh e kafshësh të egra.