Është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal.
Edhe këtë herë zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar dhe vatra e parë e zjarrit ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.
Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.
Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit, që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të njëjtin vend. /vizionplus.tv