Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier.
Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinjë dhe pisha. Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të fierit dhe mjetet zjarrfikëse. Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë. Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Zia hyka, shefi i sekrorit te nderhyrjeve operacionale është shprehur se gatishmëria është maksimale.
Një ditë më parë zjarri dogji me dhjetra rrënjë ullinj e pisha, në një sipër po në këtë zonë, ndërkohë që mes vështirësive flakët u vendosën në kontroll. Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve.