Riaktivizohen zjarret në Karaburun, flakët u afrohen shtëpive të fshatit Dukat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Riaktivizohen zjarret në Karaburun, flakët u afrohen shtëpive të fshatit Dukat

Vatra e zjarrit janë riaktivizuar gjatë natës në malin e Karaburunit. Deri në orët e para të ditës, punonjës të zjarrfikëses, ushtarë, por dhe banorë të Dukatit kanë tentuar të shuajnë flakët, por era ka bërë që ato të përhapen me shpejtësi.

 

Për rrjedhojë, janë djegur pyje e shkurre, ndërsa rreziku ka qenë i madh edhe për punonjësit dhe ushtarët.

 

Advertisement

Situata është kritike thonë banorët, pasi zjarri ka përparuar në lartësinë e malit, duke iu afruar zonës së qujatur “gropat e Pirit”, të cilat janë me pyje të dendura, duke rrezikuar Llogoranë.

 

Këtë mëngjes ka nisur nga puna edhe një helikopter, i cili ka duke hedhur ujë mbi fshatin Dukat për të shuar flakët.

 

Advertisement

Ndërkohë dhe zona në gropat e Pirit ka prezencë të zjarrit. Rreth 200 trupa të forcave të armatosura janë në gatimshmëri për të izoluar dhe neutralizuar flakët këtë fillimgusht. Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtes, janë 7 vatra aktive, por ato më të rrezikshmet janë në Dukat dhe Kalimash.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy