Rindizet zjarri ne pyllin me pisha e dushk në Peshtan. Burime  nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thyer dhe erës dë fortë që ndihmon zjarrin.

 

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i zjarrfikseve Fier, Zija Hyka, ka pohuar se situata  eshtë shumë e veshtirë. Tre grupe zjarrfikese janë ne terren, ndërsa po kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikëseve të Patosit.

 

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjerë e mund të dal në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë.

 

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me rastin në fjalë nga blutë e Fierit u vendos në pranga edhe një 28 vjecar, i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin.

 

Situata e zjarreve bëri që kreu i bashkisë së Fierit të thërras në një takim krerët e policisë, inspektorët e zonave dhe drejtues të tjerë duke kërkuar angazhim maksimal për shmangien e situatave të tilla, e gatishmëri për përballimin e situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";