Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim. Blutë njoftojnë se i arrestuari akuzohet si bashkëautor në kultivimin e 116 bimësh kanabis, të asgjësuara me 2 qershor.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij u arrestua gjatë operacionit të asgjësimit të bimëve narkotike në fshatin Vukpalaj.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.