Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat potike, e mbi të gjitha për kundërshtarët tanë. Kështu është shprehur nga fieri kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shumë shpenzime.
“Ajo që dua të them sot nga Fieri për kundërshtarët tanë është e para që duhet të ket një angazhim serioz të gjithave forcave politike që marrin pjesë në zgjedhje për të pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet e 14 Majit do të jen zgjedhje të cilat do të jenë të gjithëpranuar, rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë i gjithëpranuar”, tha Balla.
Berisha dhe Meta, sipas Ballës kanë filluar të ndërtojnë alibinë e humbjes, ndërsa ka thënë se asnjë i ri nuk mund tja besojë votën një individi të akuzuar për minim të demokracisë e të shpallur non grata. Sipas tij Berisha ka filluar të fshihet brenda potureve të Ilir Metës. Shqiptarët në 14 maji do ti tregojnë me votë fundin politik dyshes Meta Berisha, ka shtuar Balla.
“Nga gjitha palët që garojnë dhe partitë politike të angazhohen për një fushatë të qetë një fushatë të pastër, një fushtatë të thjeshtë, një fushatë pa shumë shpenzime dhe harxhime të kota po të kemi parasysh që jemi në kushtet e një lufte që vazhdon të zhvillohet edhe në këto momente në Europë , kështu që në këtë kontekst dua që ti jap edhe një përgjigje non gratës i cili ka filluar të ndërtojë alibinë e humbjes.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Pra ju e kuptoni ata, Saliu Iliri, thonë që do humbin zgjedhjet për shkak se ka ikur rinia, m’falni ju quaj të rinj ka ndonjë të ri që mund ta ket mendjen përbys që ti japi votën një non grate shpallur për korrupsion për minim të demokracisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe ka ndonjë të ri në këtë vend që mund të besoj që Shqipëria mund të bëhet më mirë me Sali Berishën. E ka provuar Shqipëria , fat ii mad hi shqiptarëve në këto zgjedhje është që më në fund ti kishim njëher ballazi të dy Saliun dhe Ilirin. Tani Saliu ka hyrë të fshihet Brenda potureve të Ilir Metës Këta e kanë mendjen vetëm tek fitimi, dhe kandidatët që kemi këtu në fier janë kandidatë të LSI-së apo të kësaj partisë së re të Ilir Metës dhe një koalicion që e ka objektin e vet tek fitimi këta nuk do të fitojnë sepse shqiptarët më 14 Maj do ti tregojnë me votë fundin politik të dyshes Meta-Berisha”, tha Balla.
Dyert e hapura të SPAK nuk përbëjnë asnjë problem sipas Ballës, madje funksionimi i kësaj strukture është për tu vlerësuar
“SPAK-u u krijua pikërisht për të pasur dyer të hapura dhe që askush most ë gëzoj një lloj imunetit 30 vjeçr që pati ekzistuar që nuk paraqiteshin në dyert e SPAK-ut dhe e vërteta është që Shqipëria bënte një dallim nga vendet e tjera të cilat të angazhuar në procesin e e anëtaresimit Europian. Kjo gjë ka mbaruar me reformën e 2016 dhe unë jam shumë krenar që sot ata që na besuan në vitin 2017 kur ne sapo kishim përfunduar votimin në 2016 të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e çelsave në kushtetute për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë sot ata na besojnë më shumë dhe thonë po këta socialistët paskan pasur të drejtë sepse na thanë që do të jetë një drejtësi e cila nuk varet më dhe nuk komandohet më me urdhra politikë”, tha Balla.
Balla ishte në Fier në mbledhjen e parë të këshillit kordinativ të qarkut pas vendimit të kryesisë për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në qarkun e Fierit kandidaturat e reja janë dy, Fation Duro në Patos dhe Josif Gorrea në Divjakë.