“Rezultati i zgjedhjeve do jetë i gjithëpranushëm”/ Balla: Berisha ka filluar të fshihet brenda potureve të Ilir Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rezultati i zgjedhjeve do jetë i gjithëpranushëm”/ Balla: Berisha ka filluar të fshihet brenda potureve të Ilir Metës

Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat potike, e mbi të gjitha për kundërshtarët tanë.  Kështu është shprehur nga fieri kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla  duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shumë shpenzime.

 

Ajo që dua të them sot nga Fieri për kundërshtarët tanë  është e para që duhet  të ket një angazhim serioz të gjithave forcave politike që marrin pjesë  në zgjedhje për të pranuar rezultatin  e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet e 14 Majit do të jen zgjedhje të  cilat  do të jenë të gjithëpranuar, rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë i gjithëpranuar”, tha Balla.

 

Advertisement

Berisha dhe Meta, sipas Ballës kanë filluar të ndërtojnë alibinë e humbjes, ndërsa ka thënë se  asnjë i ri nuk mund tja besojë votën një individi të akuzuar për minim të demokracisë e të shpallur non grata.  Sipas tij Berisha ka filluar të fshihet brenda potureve të Ilir Metës.  Shqiptarët në 14 maji do ti tregojnë me votë fundin politik dyshes Meta Berisha, ka shtuar Balla.

 

Nga gjitha palët që garojnë dhe partitë politike të angazhohen për një fushatë të qetë  një fushatë  të pastër, një fushtatë të thjeshtë, një fushatë pa shumë shpenzime dhe harxhime  të kota  po të kemi parasysh që jemi në kushtet e një lufte  që vazhdon të zhvillohet  edhe në këto momente në Europë , kështu që në këtë kontekst dua që  ti jap edhe një përgjigje non gratës i cili ka filluar të ndërtojë alibinë e humbjes.

 

Advertisement

Pra ju e kuptoni ata, Saliu Iliri, thonë që do humbin zgjedhjet për shkak se ka ikur rinia, m’falni   ju quaj të rinj  ka ndonjë të ri që  mund ta ket mendjen përbys që ti japi votën një non grate shpallur për korrupsion  për minim të demokracisë  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe  ka ndonjë të ri në këtë vend  që mund të besoj që  Shqipëria mund të bëhet më mirë  me Sali Berishën. E ka provuar Shqipëria , fat ii mad hi shqiptarëve në këto zgjedhje është që  më në fund ti kishim njëher ballazi  të dy Saliun dhe Ilirin. Tani Saliu ka hyrë të fshihet Brenda potureve të Ilir Metës Këta e kanë mendjen vetëm tek fitimi, dhe kandidatët që kemi këtu në fier janë kandidatë  të LSI-së  apo të kësaj partisë së  re të  Ilir Metës dhe një koalicion  që e ka objektin e vet tek fitimi këta nuk do të fitojnë  sepse shqiptarët më 14 Maj do ti tregojnë  me votë fundin politik të dyshes Meta-Berisha”, tha Balla.

 

Dyert e hapura të SPAK nuk përbëjnë asnjë problem sipas Ballës, madje funksionimi i kësaj strukture është për tu vlerësuar

 

Advertisement

SPAK-u u krijua  pikërisht për të pasur dyer të hapura  dhe që askush most ë gëzoj një lloj imunetit  30 vjeçr që pati ekzistuar që  nuk paraqiteshin në dyert e SPAK-ut dhe e vërteta është që Shqipëria bënte një dallim nga vendet e tjera të cilat të angazhuar në procesin e  e anëtaresimit Europian. Kjo gjë  ka mbaruar  me reformën e 2016 dhe unë jam shumë krenar që sot  ata që na besuan në vitin 2017  kur ne sapo kishim  përfunduar  votimin  në  2016  të ndryshimeve kushtetuese për  hapjen e çelsave në kushtetute  për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë sot ata na besojnë më shumë  dhe thonë po këta socialistët paskan pasur të drejtë  sepse na thanë që do të jetë një drejtësi  e cila nuk varet  më dhe nuk komandohet më me urdhra politikë”, tha Balla.

 

Balla ishte në Fier në mbledhjen e parë të këshillit kordinativ të qarkut pas vendimit të kryesisë për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.  Në qarkun e Fierit kandidaturat e reja janë dy, Fation Duro në Patos dhe Josif Gorrea në Divjakë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy