Pas përfshirjes në skandalin e pastrimit të parave, SPAK ka nisur edhe hetimin pasuror në Shqipëri të biznesmenit Rezart Taçi dhe të afërmve të tij.

Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Taçi.

Në përgjimin e datës 6 tetor të këtij viti, Rezart Taçi i thotë Francesco Zummo se paratë do ia garantojë atij pas hapjes së llogarisë në Tiranë dhe më pas në Mal të Zi. Transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo-s tek ajo e Taçit do ta bënte Fabio Petruzella, pasi kishte prokurë nga Zummo, por banka në Shqipëri nuk i bëri veprimet.

Hetimet tregojnë se ai ka ardhur tre herë në Shqipëri. Por banka e nivelit të dytë i kishte sekuestruar paratë me urdhër të SPAK dhe e kishte gënjyer italianin duke i nxjerrë pretekste se transaksionet nuk mund të kryheshin pasi prokura kishte probleme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

18 milion eurot të cilat dyshohet se i përkasin organizatës mafioze italiane Cosa Nostra, Rezart Taçi do t’i pastronte përmes biznesit të tij të naftës.
Në lidhje me pastrimin e parave të mafias kanë rënë në pranga në Itali 90-vjeçari Francesco Zummo dhe përfaqësuesi i tij Fabio Petruzella.
Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë dy të arrestuar Artur Balla dhe Bledar Lilo, ndërsa Rezart Taçi është shpallur në kërkim.