Ish-kryeministri Sali Berisha fton mbështetësit e tij në Shkodër që të mblidhën të dielën në “Pallatin e Sportit”.
Pas marrjes në pyetje në Prokurori lidhur me protestën e 8 janarit, ai dha një komunikim për mediat, ku theksoi se revolucioni nuk do të ndalet deri në marrjen e selisë së PD.
“Ata janë mercenarë. Ata mbronin Lulzim Bravën për të cilën nuk kishte siguri mbrojtja nga garda. Ajo shenja me dore tregonte se, u thash të hyjnë sepse ishin në rrugë. Ata duhet të bashkoheshin se i ndante rruga dhe dera. Pretendimet e mia janë të vërteta. Që të gjitha sendet e paligjshme i ka larguar Lul Brava me mjetin e tij. Provë të padiskutueshme që ka pasur persona të armatosur. Përkrahësit e tij ishin njerëz idealistë. Ishte protesta më paqësore në historinë e vendit. Nuk u prek asnjë polic dhe asnjë person i palës tjetër. Ftoj demokratët e Shkodrës të dielën në orën 11: 00 në Pallatin e Sportit. Revolucioni nuk do ndalet deri sa të marrin në dorë selinë”, deklaroi Berisha para demokratëve.