Rëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës.
Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një fanilje duke rrezikuar jetën edhe të udhëtarëve për shkak se rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.Masivë të tjerë shkëmborë kanë lëvizur dhe apelohet për ndërhyrje.
Advertisement
Tre vite më parë si pasoje e rënies së gurëve nga mali, humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njerit prej tyre.Që atëherë ka pasur vazhdimisht rënie gurësh ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë masë.