I gjithë segmenti i Shkopetit në aksin nacional Burrel – Skuraj pati probleme këtë të Mërkurë si pasojë e rënies së gurëve dhe zhavorit. Situata më problematike është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku në shumë pika ka patur rënie inertesh dhe pemësh.

 

Qarkullimi i mjeteve ka qenë i vështirë që prej orëve të para të ditës së sotme. Të paktën një orë lëvizja është bllokuar totalisht në afërsi të tunelit të Shkopetit për shkak të daljes së një përroi nga shtrati.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë probleme janë shfaqur edhe në aksin e rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, kanalet kulluese anësore të rrugës nuk kanë përballuar ujin e grumbulluar që nga Qafa e Buallit duke bërë që të vërshojë përmes asfaltit dhe të pengojë qarkullimin e mjeteve.