Prej më shumë se 24 orësh, territori i Bashkisë Pukë po karakterizohet nga reshje intensive shiu, të cilat shpesh janë në formen e rrebeshit. Për pasojë, në disa prej akseve rurale të njësive administrative Gjegjan e Qelëz ka dëmtime të rrugëve, kryesisht nga rreshqitjet e inerteve.

 

Probleme janë shfaqur thuajse në të gjithe akset rurale të njësisë administrati Qelëz, ndërsa karakterizohet nga rënia e gurëve dhe rruga kryesore që lidh Qelzen me qytetin e Pukës. Prurjet e shumta ujore i bëjnë të pakalueshme me mjete momentalisht rrugen e fshatrave Ukth, Buzhalë dhe Levrushk në Qelëz dhe rrugen e re të Kabashit në njësinë administrative Rrape.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Linjat elektrike kanë pasur probleme në fshatrat e njësisë administrative Luf-Qerret ku fal ndërhyrjes së shpejt është bërë i mundur rikthimi i energjisë, teksa pa energji aktualisht është vetëm fshati Kaftallë, ku vijon puna për evitimin e defektit të shkaktuar.