Reshjet e dendura të shiut/ ARRSH informon mbi situatën në akset rrugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura të shiut/ ARRSH informon mbi situatën në akset rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi situatën në akset rrugore pas reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin.

 

Sipas ARRSH, të gjitha akset janë të kalueshme. Ndërkohë u bëhet thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

Advertisement

“Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve
Të gjitha akset janë të kalueshme
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy