Policia Rrugore iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në disa akse rrugore në qarkun e Korçës, për shkak të reshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit.
Disa nga akset rrugore të cilat janë të kalueshme me zinxhirë janë Maliq-Moglicë; Boboshticë-Dardhë; Voskopojë-Lekas; Vithkuq-Shtyllë dhe Mokër, Pogradec. Ndërkohë, akset e tjera rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme.
Në njoftimin e policisë thuhet se në rrugët urbane dhe interurbane, punonjësit e policisë janë prezent për të menaxhuar dhe orientuar lëvizjen e automjeteve dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Advertisement