Moti me vranësira dhe reshje shiu ka përshkuar vendin.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Në Llogara dhe në akset e Dajtit, ku kanë filluar reshjet e dëborës po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Advertisement
Në Krujë-Sarisalltik dhe në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.
Advertisement