Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore.
Moti parashikhet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zonat malore në lindje të vendit në lartësitë mbi 200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Reshjet e dëborës me intensitet të ulët parashikohen të zbresin deri në kuotat kodrinore 300-400 metër ndërsa në zonën e veriut deri në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe shpejtësi 15-20m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4 dhe 6 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 4°C në zona e ulëta 2 deri 9°C në zona bregdetare 4 deri 9°C
Rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga kalimi i një sistemi fronti frontal. Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar formën shtrëngatave e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në relievet e larta malore reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Përsa i përket kontinetit Europian pjesa më e madhe e tij do të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosfrike. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar ndërsa në Alpe reshje të dendura bore. Pjesa tjetër e kontinentit parashikohet me mot relativisht të qëndrueshëm me diell si dhe vranësira kalimtare.