Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot
Dita e e premte, moti do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.
Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar. Në ultësirën perëndimore e përgjatë bregdetit reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshje e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5 deri 6 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 10°C në zona e ulëta 10 deri 18°C në zona bregdetare 11 deri 18°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy