Këtë të mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

 

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 19°C, në zonat e ulëta 5 deri 25°C, në zonat bregdetare 12 deri 26°C.