Këtë të mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 19°C, në zonat e ulëta 5 deri 25°C, në zonat bregdetare 12 deri 26°C.