Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonën e jugut ku do të ketë intervale të herëpashershme kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore me intensitet mesatar, ndërsa në periudha afatshkurra lokalisht deri të larë.
Më pas reshjet në mënyrë të herëpashershme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit me intensitet të ulet deri mesatar. Reshjet priten në formën e rrebesheve të shpejta, hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3–10m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 12-17m/sek.Valëzim në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri28 °C
në zonat e ulëta 14 deri31 °C
në zonat bregdetare17 deri 29 °C