Reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si pasojë e përkeqësimit të motit, Vizion Plus bën me dije se në këtë qark ka pasur prani të inerteve, gurëve e aluvioneve në shumë prej akseve rrugore, kryesisht në Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe.
Fimat kontraktuese kanë marrë masat dhe kanë pastruar akset rrugore nga materialet e rëna. Ndërkohë, po punohet aktualisht në aksin rrugor Gramsh-Porocan, ku është krijuar problem në qarkullimin e mjeteve.
Lumenjtë dhe përrenjtë kanë prurje që nuk janë problematike. Nga hidrocentrali i Banjës po bëhen shkarkime me 50m3/sek, kështu që bashkë me prodhimin ka 150m3/sek shkarkime në lumin Devoll.
Në furnizimin me energji elektrike ka ndërprerje të energjisë në disa pjesë të Njësisë Administrative Lunik, Orenjë në bashkinë Librazhd, në NJA Tregan, NJA Shirgjan bashkia Elbasan, NJA Gostimë, Cërrik dhe fidri që furnizon zonën e Mokrës. Janë duke punuar punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve.