
Për ditën e Premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobta dëbore.
Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.