Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë verilindjen e vendit. Në qytetin e Peshkopisë trashësia e borës ka arritur në 15 cm.
DRITAN KURTI – GAZETAR
AdvertisementSituata me problematike paraqitet ne njesite e thella administrative sic eshte lura, kalaja e dodes, ostreni dhe martaneshi ku trashesia ka shkuar ne 35 cm dhe ka paralizuar qarkullimin drejt zonave urban. Po ashtu situate problematike eshte dhe me furnizimin me energji pasi ka demtime te rrejtit percjelle te energjise elektrike ne disa zona te thella.
Sa i takon lëvizjes në akset rrugore të këtij qarku, pati vështirësi vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit. Kjo pasi Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës dhe në Peshkopi – Draj Reç – Kukës, kaloheshin vetëm me zinxhirë.
Dy orë pa levizur. Nuk lëviz dot. Ka ardhur një borëpastruese poshtë por nuk kanë hedhur kripë. Do pres tani ca të bëj.
Normalisht vijon qarkullimi në rrugën e arbrit. Shumë qytetarë nga Tirana por dhe vende të tjera zgjodhën ta vizitojnë për të shijuar bardësinë e krijuar nga bora.
Ndërkohë në Bulqizë reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët. Kalimi i mjeteve në këtë zonë bëhet normalisht. Edhe qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës.
Probleme më të shumta raportohen në zonën e Tropojës.