Shembja e vazhdueshme e gurëve në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të krijojë probleme në qarkullimim e automjeteve.
Ngrirja e shkrirja e tokës ka bërë ka bërë që herë pas here të ketë rënie gurësh në rrugë, në afërsi të sektorit C . Rënia e gurëve është kthyer në burim aksidentesh, pasi mjetet përballen në kthesa e zona të padukshme me praninë e gurëve.
Ndërkohë aktualisht asnjë punonjës i firmës mirëmbajtëse nuk shihet në rrugë për pastrimin e gurëve. Për shkak të prezencës së gurëve në disa pika lëvizja është me një kah ndërsa nuk ka as patrulla policie për menaxhimin e trafikut.
Rrëshqitjet e gurëve në këtë segment rrugor janë të vazhdueshme për shkak të terrenit të thepisur e mungesës së rrjetave mbrojtëse në shpatin e malit.