
Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulet dhe mesatar.
Po ashtu janë evidentuar sërish rënie gurësh dhe inertesh në aksin Gramsh-Moglice të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese.
Gjithashtu ka pasur renie te vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe firma kontraktuese ka qene prezent dhe ka punuar gjate oreve te nates.
Megjithate qarkullimi behet normalisht dhe pa probleme ne te dyja akset e siperpermendura.
Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur nderprerje në zonat e qarkut Elbasan.
Niveli i lumenjve ne Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshem por larg pikës se rrezikut.
Niveli i perroit te Zaranikes në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie.
Edhe perrenjte e tjerë dhe kanalet kulluese për momentin nuk paraqesin rrezik për permbytje.