Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar mbajtjen peng të 28-vjeçares në Tiranë nga bashkëshorti i saj i cili e ka dhunuar.
Berisha ka dënuar këtë akt dhe indiferencën e treguar nga rendi për dhunimin e 28-vjeçares.
Ai ka theksuar se rendi është dorëzuar në duart e organizatave kriminale dhe ka krahasuar rastin e 28-vjeçares me dhunimin e vajzes keniane.
“Një vajzë, 28-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.
U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.
Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.
Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.
Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 28-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to“, u shpreh ai.