Relacioni për shkarkimin e Nanos/ Ministria e Brendshme i faturon përgjegjësinë për kriminalitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Relacioni për shkarkimin e Nanos/ Ministria e Brendshme i faturon përgjegjësinë për kriminalitetin

Pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka përgatirur edhe relacionin përkatës. Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se në dokument janë shpjeguar të gjitha detajet dhe arsyet që motivojne shkarkimin.

 

Të njëjtat burime tregojnë se një nga shkaqet është rritja e krimit të organizuar, konkretisht që përkthehet me ngjarjet dhe përplasjet e bandave kriminale gjatë kohëve të fundit.

 

Advertisement

Në këtë relacion thuhet se kriminaliteti ka pësuar rritje ku përmenden edhe  disa ngjarje mafioze që kanë ndodhur në mes të ditës nga të cilat janë rrezikuar edhe qytetarët e tjerë. Sipas dokumentet bandat kriminale kanë shfrytëzuar neglizhencën e policisë dhe aktiviteti i tyre ka qenë në rritje.

 

Një tjetër arsye është përfshirja e efektivëve të policisë në botën e krimit. Në këtë drejtim theksohet se rastet e policisë të përfshira në trafikun e drogës, në shoqërimin e tyre me personat e njohur të krimit kanë qenë të shpeshta. Është përmendur gjithashtu edhe rasti i Morinës ku më shumë se 30 efektivë ishin zhytur në skemë korrupsioni.

 

Advertisement

Sipas shifrave zyrtare deri më tani janë shënuar 37 vrasje me 43 viktima, 10 prej të cilave janë krime brenda familjes. Në total janë zbardhur 25 prej tyre, ndërkohë që hetimet vijojnë për 13 krime të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy